Bylisi ishte skuadra e parë që u prek nga pandemia e koronavirusit, e madje ishte shkodrani Eridon Qardaku, afro dy muaj më parë. Mirëpo, duket se tashmë “COVID-19” po prek edhe lojtarët e tjerë në kampionatin shqiptar.
Pak kohë më parë rezultuan edhe pjesëtar të skuadrës së Shënkollit, ndërsa pandemia mbërriti edhe në Kategorinë e Dytë, tek Butrinti i Sarandës. Mirëpo nga sa bëhet e ditur, sot është mësuar se dy lojtarë të skuadrës së Partizanit mund të jenë prekur nga “COVID-19”.
Emrat nuk bëhen të ditur për momentin dhe pritet që të bëhen tamponët për të mësuar më tepër nëse ka të prekur në staf dhe skuadër.
Ndërkohë që në një situatë të atillë, dhe duke qenë se luhet pas 48 orëve, edhe derbi është në rrezik
