Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Më kërcënoi”/ Qytetari tregon si i ka shkuar Anisa Josifi në derë: Shoqja e saj psikologe në shkollë u flet fëmijëve për Zotin

21:26 / July 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Viktimat e vetëflijimit Zhaneta e Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur sot për ngjarjen tragjike të Kombinatit në News24.

Personi në fjalë, një familjar me origjinë nga Përmeti që banon gjithashtu në Kombinat, tregoi se e ndjera Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë “Dëshmitarë të Jehovait” dhe madje me më të vjetrin është konfliktuar dhe ai e ka kërcënuar me jetë.

“I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç kanë ardhur në lagjen tonë dhe kanë insistuar të futen në banesë me ato letra. Unë jam konfliktuar me atë që ishte më i madh, tjetri nuk fliste shqip. I huaji ishte me kostum të zi, kurse shqiptari me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, nga dialekti them se nga Jugu. Anisën nuk e njihja më para kurse kunatin e Zhanetës e njoh shpejt, kam pasur muhabet, pinim dhe kafe. Kur pashë ngjarjen e kam bërë lidhjen me Anisën”, tregoi qytetari.

Ai deklaroi më tej se ngjitur me shkollën ndodhej dhe selia e tyre ku mblidheshin shpesh. Madje ai tha se pikërisht vajza që i kishte shkuar në shtëpi me Anisën ishte psikologe e shkollës dhe iu fliste fëmijëve për “Dëshmitarët e Jehovait” ç’ka ka qenë një tjetër motiv për konflikt nga ana e tij.

“Vinin tek një banesë rreth 100 metër larg banesës sonë. Unë i thashë largohuni dhe mos u ktheni më në këtë lagje. Ai personi 65 vjeç më ka kërcënuar dhe me jetë. Unë kam qëndruar rreth 2-3 muaj me “Dëshmitarët e Jehovait” shumë vite më parë, nuk më pëlqyen, shkova për të ikur jashtë vendit. Ika vetë nuk më larguan. Nuk e dinim për Anisën që kishte 15 muaj, por para 1 muaj e gjysmë kjo vajza tjetër ka kaluar me ata dy burra prapë në atë lagje. Selia e “Dëshmitarëve të Jehovait” është shumë pranë shkollës 9-vjeçare dhe psikologia e shkollës është shoqja e Anisës. Shtëpia është dhënë me qira për selinë e tyre. Unë i kam thënë je me “Dëshmitarët e Jehovait” dhe nuk të lejohet të futesh në shkollë aq më tepër që janë fëmijë. Ajo tha unë kam hequr dorë nga ajo fe. E tërhoqi mësuesja i tha mos u merr me atë person. Janë të sektit të Jehovait, jam shumë i bindur se i kam lexuar ata libra, para 18-20 vitesh. E kam pyetur fëmijën tim për psikologen, të dy, se i kam pasur të dy fëmijët në atë shkollë dhe më kanë thënë që na ka folur për Zotin. Iu kishte dhënë dhe një libër brenda ambienteve të shkollës dhe unë e kam grisur. Kjo psikologe është në shkollë prej 1 viti e gjysmë ndoshta”, tha qytetari.

Ai deklaroi më tej se nuk i ka parë më këta persona tek kjo seli që ditën që doli ngjarja. “Janë zhdukur, unë kam lëvizur por nuk i kam parë më. Që në atë moment që e dhanë televizionet në darkë janë zhdukur”, deklaroi ai.

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë u gjetën të vdekura mbrëmjen e 2 korrikut në banesën e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.