Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat.
“Nuk do izolohemi, nuk do mbyllemi, nuk do marrim masa, por që të jetojmë jetët tona duhet të marrim masat e duhura dhe të thjeshta”, tha Mansastirliu.
Ajo foli dhe për situatën në spitalin infektiv, duke theksuar se COVID-19 nuk është lojë. Nga 6 të intubuarit, tre janë në moshë të re tha ajo.
“Tre nga të intubuarit janë në moshë të re 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë dhe kush e konsideron lojë apo konsppiracion këtë virus të rrezikshëm na rrezikon të gjithëve, shëndetin e shqiptarëve. Duhet marr me seriozitet”, tha ajo.
