Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla i përgjigjet PD-së: Kuvendi nuk merr ultimatume. Oferta për opozitën në Parlament

14:35 / July 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol balla 1 770x440 1 696x398 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se shumica është e gatshme të diskutojë listat e hapura të kërkuara nga opozita në Parlament, por ata duhet të japin konsensus për Kodin Zgjedhor. “PS është gjithmonë reflektim i asaj që duan shumica e shqiptarëve”, tha Balla.

Ndërsa për opozitën joparlamentare ai tha se Kuvendi nuk merr ultimatume. ““Vlerësoj marrëveshjen me opozitën jashtëparlamentare, edhe pse ajo është për të mos bërë asgjë, rikthimi në fushë beteje edhe të dy forcave politike është dimension i rëndësishëm, ndërkohë që me ju brenda parlamentit, nëse doni, jemi gati, e kemi thënë prej majit 2019, po diskutojmë sipas një procedure shumë transparente ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me hapje të pjesshme të listave, keni kërkuar, kufizime për koalicionet dhe pragut kombëtar, që bën sens.

Këto janë çështje që diskutohen, nesër komisioni vijon punën për ti diskutuar, kemi treguar vullnet, por edhe ju duhet të tregoni vullnet për diskutimin për kodin zgjedhor që duhet të fillojë javën e ardhshme, nuk i kemi depozituar fshehurazi, por sipas procedurës parlamentare, asnjëherë marrëveshjet nuk janë si do preferonin të gjithë, unë e vlerësoj angazhimin tuaj për të qëndruar strikt rekomandimeve të ODIHR por PD dhe të tjerë insistuan për të mos depolitizuar komisionet, kurse hapja e listave është i rëndësishëm, rreth 75 e qytetarëve e mbështesin, për këtë mos kini dyshim që PS është gjithmonë reflektim i asaj që duan shumica e shqiptarëve.

Jemi gati të vijojmë diskutimin, parlamenti vendos, ne do ta çojmë para edhe marrëveshjen me opozitën jashtëparlamentare dhe një me ju në sytë e njerëzve, ku unë e vlerësoj që ti japim mundësi çdo qytetari shqiptar, që do marrin pjesë në zgjedhjet e 9 majit, i mbetem këtij propozimi, që të votojë jo vetëm logon, por deputetin.

Por politika është arti i konsensusit, duhet të jepni atë për kodin dhe ne jemi të gatshëm tu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese, një marrëveshje trepalëshe ku ne jemi në mes, nga një anë bijtë e nga tjetra baballarët e partive politike që ju kanë sjellë këtu të organizojmë zgjedhje të denja në pranverën e vitit të ardhshëm, që ti njohin zgjedhjet se edhe thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishte që PD pasi mori gjysmën e qeverisë dhe vokaten e popullit dhe Valteri kishte të drejtë në kosntatimet që bëri. Thirrje për ata jashtë, kuvendi nuk merr urdhër as ultimatume, as porosi, nuk i kemi votat kemi 74, ndërkohë që pjesa tjetër e sallës ta mbështesin kodin, ne jemi gati të diskutojmë çështjen e hapjes së listave”, u shpreh Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton sot Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita kundër: 12 deputetë të PD-së të përjashtuar

09:09 / November 18, 2026

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

09:04 / November 18, 2026

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.