Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Opozita e re largohet nga Kuvendi, Balla: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket

15:38 / July 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PARLAMENT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e opozitës parlamentare u larguan nga salla e Kuvendit, për të cilët kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se “ata duhet ta harrojnë faktin se i bëjnë dot presion maxhorancës”.

Ai u bëri thirrje të rikthehen por ndërkohë tha se diskutimi për hapjen e listave do të vijojë, por marrëveshja e 5 qesrhorit nuk preket.

“Pas këtij akti të largimit të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare, besoj që në emër të shumicës më duhet të shpreh disa konsiderata, sepse pothuajse jemi kthyer në të njëjtat kushte që kemi qenë para 18 muajve, ku Saliu i pari, Luli e Monika largoheshin nga seanca për të kushtëzuar votën e tyre për votime të rëndësishëm që kishin të bënin me reformën në Drejtësi kryesisht.

Unë gjithmonë e kam mbështetur dhe falënderuar opozitën parlamentare e cila në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur me votë reformën në drejtësi, prandaj, unë nuk e kuptoj se çafër kërkojnë me këtë largim nga parlamenti. Këta bëjnë presion duke ikur, Luli nga jashtë bën presion që Parlamenti të votojë marrëveshjen. Luli kërkon takim jashtë godinës, këta brenda, po mirë po partia që unë përfaqësoj, ka të drejtë të kërkojë ndonjë gjë, apo vetëm ju keni të drejtë të kërkoni?

Ju kërkoni kodin me komisonerë partie, këta e kërkojnë pa komisionerë, ju kërkoni lista të hapura, ne jua kemi thënë troç, listat nuk janë tabu për ne, mund të hapen, por pa dyshim që ka disa rregulla, norma bashkëshoqëruese, sepse të gjithë e dimë që nëse hapim listat, fleta e votimit, nëse është ky sistem siç është, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe, ku duhet të hapësh kapitullin që të gjesh koalicionin, e pastaj të gjesh faqen ku është partia që ti preferon. Po kjo histori, që ju vini kushte duke ikur, ata duke bërtitur, ju vini kushte për të mos votuar një marrëveshje që, unë bie dakord nuk është më e mira, por ishte një marrëveshje që na garanton që të diskutojmë. Kush mendon që mund të na bëjë presion, flas për opozitën jashtëparlamentare, apo edhe për këta që ikën, opozita brenda parlamentit, për marrëveshjen, apo marrëveshjen me ju, ta harroni. Ne nga bojkoti kurrë nuk jemi surprizuar, as nuk vendosemi në presion.

Ne do të vijojmë komunikimin në komision të ligjeve për të diskutuar, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për hapjen e listave, ndoshta jo të plotë, si një hap të parë, sepse e rëndësishëm është që Kuvendi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore. Temat tuaja që nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit, ne jemi të gatshëm të vijojmë t’i diskutojmë. Për çështjet e tjera puna e Kuvendit duhet të vazhdojë dhe thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet në parlament sepse ka treguar që ka qenë një qasje tjetër nga ajo e bojkotit.

E mirëkuptoj arsyen, në kuptimin e një presioni për të treguar se maxhoranca nuk i ka mundësitë për ta kaluar e vetme, ndaj jemi munduar të gjejë komunikim për gjetjen e një zgjidhej dhe për kërkesën e hapjes së listave. Për ne nuk është tabu, i hapim, por t’i gjemë të gjithë modalitete që kjo hapje të shkojë në dobi të procesit të formësimit të parlamentit të ri që do të dalin nga këto ndryshime kushtetuese“, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton sot Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita kundër: 12 deputetë të PD-së të përjashtuar

09:09 / November 18, 2026

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.