Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik ka reaguar deputeti Myslim Murrizi.
Në një postim në Facebook, Murrizi thotë se sado që të përpiqen për të arritur numrin 84 për të votuar marrëveshjen, nuk do t’ia arrijnë kurrë.
