Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Blertës kur u gjet i numëroheshin brinjët”, dalin fakte të reja për ngjarjen në Kombinat, kunati i Zhanetës: Ja ku ndodhet mafia e sekteve fetare…

19:36 / July 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sotir Kristollari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 2 korrik, kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga lajmi i vdekjes së nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi.

Gratë e familjes Josifi, ku përfshihet dhe Blerta, e cila arriti të mbijetonte, janë vetëflijuar duke mos u shqyer me shpresën se do të ringjalleshin. Për Anisën u deklarua se ka vdekur më 29 mars të vitit 2019 dhe trupi i saj gjatë kësaj kohe lyhej me vaj e uthull nga e ëma, Zhaneta. Ndërsa gruaja humbi jetën më 2 korrik, teksa qëndronte e ulur në gjunjë duke u lutur për ringjalljen e së bijës. Gratë dyshohet se i përkisnin një sekti fetar. Pikërisht për sekte të tilla foli dhe kunati i Zhanetës, Sotir Kristollari. Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, kunati i Zhanetës rrëfeu detaje të reja nga ngjarja. Ai thotë se sektet fetare janë llumi i kësaj shoqërie dhe mund të jenë më të rrezikshme se drogat. Gjithashtu zbuloi dy destinacione, “Selvia” dhe Pazari i Ri”, në të cilat sipas tij gjendet “mafia e sekteve fetare”. Sakaq zoti Kristollari shtoi se gjendja e vajzës së mbijetuar, Blertës, është duke u përmirësuar.

“Kam mësuar që media është hedhur në sulm, disa janë të vërteta e disa jo. Mesa kuptoj kur bashkëpunojnë të gjitha organet e shtetit Shqiptar problemi duhet të zgjidhet deri në fund. Këtu duhet të ngrihet në këmbë e gjithë shoqëria Shqiptare. Kjo është më keq se koronavirusi që po bie tani dhe po vdesin njerëzit, sepse është ideologji e dëmshme për rininë. Drogat dhe sektet fetare janë shumë të rrezikshme për rininë tonë, për të ardhmen e vendit. Sekti i tyre është i përzier fillon me Protestantët dhe përfundon tek Selvia. Ato që keni parë në shtyp unë s’kam shkuar në spital. Gjendja e saj këto ditë po stabilizohet, të rrish 40 ditë pa ngrënë të bie rezistenca. Janë aty i ka policia ato librat që gjenden tek Selvia, por edhe tek Pazari i Ri shikoni se keni mafien e sekteve fetare”, u shpreh Kristollari.

Ndërkohë detaje të tjera tronditëse, dha në studio dhe gazetarja Juli Ristani. Sipas saj, burime nga policia dhe spitali i kanë thënë se Blerta është gjetur tepër e dobët, aq sa i dukeshin edhe brinjët. Ndërsa shtoi se mjekët po ruajnë të gjithë anonimatin e pacientes dhe deri në këto momente nuk kanë zgjedhur të bashkëpunojë me policinë.

“Mjekët ishin shumë hermetikë, por thoshin që nga ajo gjendja që policët, nga gjendja e shtrirë që ishte në korridor dhe tregonte me gisht atje është dhe motra tjetër. Si një fëmijë afrikan, i numëroheshin brinjët dhe e pafuqishme. Sigurisht ka marrë veten tregojnë mjekët që e ndjekin. Mjekët policisë nuk i kanë ofruar deklarimin e Blertës, sepse kanë thënë që ju do ia jepni medias”, u shpreh gazetarja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.