Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

1979/ Dy libra të Kadaresë botohen në frëngjisht, ja çfarë shkruanin mediat e Francës

09:05 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ismail elena kadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Droit et Liberté” ka botuar, me 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë botuar asokohe në Francë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

gazeta

“Një libër i bukur (i mirë) i romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, për herë të parë këtu i përkthyer në frëngjisht, është një ngjarje tepër e rrallë për të mos u ndalur ! I përkthyer në 20 gjuhë, romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1970, A. Michel) në atë kohë pati magjepsur publikun nga lirika e tij makabre dhe ironike që përshkruante okupimin e egër të Shqipërisë nga trupat fashiste të Musolinit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Dimri i madh”, vepra e katërt e Kadaresë e përkthyer në gjuhën tonë (Botimet Fayard), që ka dalë në treg kohët e fundit, është një afresk i madh mbi komunizmin shqiptar, ku të gjithë njerëzit e “tokës së shqiponjave” kanë një rol, nga lideri kombëtar Enver Hoxha, deri te militantët dhe fshatarët më të thjeshtë. Epik, duke kujtuar ritmin e disa legjendave të Ballkanit, të rrënjosura edhe në historinë më bashkëkohore të vendit më të fshehtë në Evropë, “Dimri i Madh” i ofron lexuesit më shumë se 500 faqe të një vepre të madhe historike.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/droit-et-liberte-1979-gjenerali-i-ushtrise-se-vdekur-dhe-dimri-i-madh-dy-vepra-te-romancierit-me-te-madh-shqiptar-ismail-kadare-te-botuara-ne-frengjisht/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.