Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vëzhgim/ Mungojnë sallat, gjykatat shqiptare kthehen në vatër të përhapjes së COVID-19

13:08 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata Salla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore, në zyra po qëndrojnë një ose dy punonjës duke respektuar distancën në kuadër të masave anti-Covid.

Por kjo gjë nuk ndodh në gjykatat shqiptare.

Më konkretisht, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është e ndarë në dy godina të ndryshme, në një distancë të largët më njëra-tjetrën, kjo ndarje ka ndodhur për shkak të mungesës së hapësirave për 63  gjyqtarë dhe një stafi të përbërë nga 211 persona.

Numri i sallave të gjykimit gjithsej në të dy godinat është 28 dhe nuk është i mjaftueshëm për t’i shërbyer 63 gjyqtarëve. Kështu që pjesa më e madhe e proceseve gjyqësore zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve. Kur në rastin më të mirë gjatë një procesi civil janë 6 persona brenda një ambienti 16-20 metra katrorë. Kjo hapësirë e bën të pamundur respektimin e distancave, pasi në një proces gjyqësor marrin pjesë gjyqtari, sekretarja gjyqësore, pala paditëse me avokatin, pala e paditur me avokatin, pa marrë parasysh proceset ku janë thirrur ekspertë ose dëshmitarë.

Megjithëse në gjykatë nuk lejohet hyrja pas maskë, duket se respektimi i rregullave anti-Covid është shumë i vështirë.

Sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës, gjatë viti 2019 në salla janë zhvilluar vetëm 15.6 % e seancave gjyqësore që ka zhvilluar një gjyqtar.

Duke llogaritur që një gjyqtar zhvillon më shumë se 5 procese në një ditë, duket se rreziku për përhapjen e Covid është shumë i madh.

Po kështu moszhvillimi i seancave gjyqësore në sallë sjell edhe një tjetër problem, atë të mos regjistrimit të proceseve gjyqësore me audio, që është në fakt një detyrim nga ana e gjykatës dhe një drejtë e palëve për të pasur në audio procesin tyre gjyqësor.

Si pasojë e kësaj situate ka pasur edhe raste kur në sallë ka pasur momente tensioni mes palëve në proces dhe në organikë nuk ekzistojnë punonjës sigurie për zyrë, potencialisht mund të ndodhin situata problematike, mund të vënë jo vetëm në rrezik palët në proces, por dhe gjyqtarët e prokurorët.

Në zyrat e vogla të gjyqtarëve, humbet transparenca, humbet solemniteti i gjykimi dhe siguria është shumë e ulët./Tirananews.al

gjyqet sallat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.