Teksa shprehu mbështetjen e tij për lista të hapura, Rama tha dhe njëherë se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket. Po ashtu ai tha se nuk do të ketë ndryshim sistemi dhe as zonash zgjedhore. Ndërsa KQZ ndryshon për shkak të marrëveshjes PD-PS-LSI.
Pse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi: “Ne kemi sot një sistem proporcional rajonal dhe kjo nuk preket, pavarësisht e nga ana e opozitës parlamentar është kërkuar kombëtar, pra ndryshim sistemi
Madhësia e zonave zgjedhore nuk preket. Së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit
Atyre që pretendojnë të tregojnë vitet apo vitin që duhet për të bërë ndryshime u them se është ndryshim esencial dhe shumë më esencial se hapja e listave”, u shpreh Rama.
