Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi i kërkon politikës shqiptar të miratojë sa më parë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, duke mos mbështetur kështu nismat për ndryshim të sistemit zgjedhore disa muaj para zgjedhjeve.
DEKLARATA E PLOTË
Reforma zgjedhore në Shqipëri:
Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.
