Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama: Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfaqësimin e grave në Kuvend

14:41 / July 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla rama 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë një arritje për të cilën unë jam krenar dhe Partia Socialiste është lokomotiva e kësaj beteje, përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se “formulat dhe çështjet teknike do të diskutohen, por për ne, e kam shprehur edhe më parë, hapja e listave nuk është një tabu”.

“Ambicia jonë, që përkon me nevojën e publikut dhe me interesin e përgjithshëm të vendit ka qenë e shprehur vazhdimisht edhe nga unë personalisht. Depolitizimi i administratës zgjedhore, një rekomandim kyç i përsëritur në dekada nga OSBE/ODIHR-i nuk ka ndodhur sepse kundërshtohet deri në fund nga PD dhe grupi që ajo përfaqëson. Përderisa vendosmëria jonë ishte që t’i jepnim një mundësi reale përfshirjes së opozitës jashtëparlamentare në proces dhe të lehtësonim me aq sa mundeshim barrën e frikës dhe paragjykimeve të PD-së, vendosëm të bëjmë një lëshim që është lëshimi më i madh i imagjinueshëm për një forcë politike që ka shumicën dhe që realisht shkel mbi veten në këtë rast”, tha Rama.

Rama tha se “me opozitën parlamentare kemi pasur një qëndrim shumë të qartë se procesi do zhvillohej me dy shkallë”.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me ndryshim të sistemit, siç kërkonin me ngulm të fillonim nga sistemi dhe hapja e listave dhe refuzonin të hynim në proces. Kemi bërë marrëveshje me opozitën parlamentare që do të konsiderojmë edhe çështjet e ngritura prej tyre. Kemi arritur të krijojmë edhe mirëkuptimin për të krijuar konsensus të gjerë në parlament, kur ka qenë rasti për të votuar ligje të rëndësishme, të lidhura dhe me integrimin që kërkojnë shumicë të cilësuar”, tha Rama.

Rama tha se “kjo nuk është një çështje aritmetike, përtej faktit që edhe aritmetika nuk na ka përkrahur në këtë proces”.

“Kjo është një çështje parimore që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët dhe detyrimin që Shqipëria të kaloj një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe standardet më të mira ndërkombëtare. Me një standard që për mua nuk është aspak një recetë çudibërëse, por është botërisht i pranuar si një standard i mirë i përfaqësimit dhe forcimit të zërit të qytetarëve, hapja e listave”, tha Rama.

Rama sqaroi se pse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi. “Nuk dua ta bëj këtë shpjegim si opinion personal por duke iu referuar kodit të praktikave të mira të çështjeve zgjedhore të Venecias dhe një deklarate interpretative lidhur me mosndryshimin e legjislacionit për sistemin zgjedhor. Janë 3 elementë. I pari, sistemi në vetvete. Ne kemi sot sistem proporcional rajonal. Kjo nuk preket edhe pse opozita kërkon proporcional kombëtar nuk ka ndryshim sistemi. Ndryshimi i madhësive të zonave zgjedhore nuk preket. Ndërsa KQZ, ose institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve preket si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit. Nuk është një prekje e sistemit që vjen jashtë marrëveshjes së 5 qershorit”, tha ai.

“Atyre që pretendojnë të tregojnë vitin që duhet për të bërë ndryshime, u them se ky është një ndryshim esencial shumë më esencial se hapja e listave”, tha Rama.

Kjo sipas tij, “nuk përbën shkelje dhe rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes”. “Nga ana tjetër, qoftë Venecia dhe të gjitha instancat e tjera që merren me çështjet zgjedhore, çështje si lista të hapura, të mbyllura, pragu, etj i konsiderojnë thjesht mekanizma korrektues të një sistemi. Sistemi nuk preket, mekanizmi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.