Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka në llogari të ardhura që i vijnë nga paga që shkojnë në 213.326 lekë. Sakaq likuiditete në cash, nga të ardhurat nga paga, shkojnë në 700.000 lekë. Nga dokumenti i siguruar nga tirananews.al, rezulton se shuma të mëdha parash kanë dy fëmijët e tij. Vajza e kryetarit të Kuvendit, Ridvana Ruçi ka deklaruar depozita në bankë, ku kalojnë të ardhura nga interesat bankare, burimi i krijimit nga interesat bankare shkon në 922.351 lekë. “Llogaria rrjedhëse në bankë pakësuar në vitin 2018, -168.164 lekë. Obligacione në bankë, shtuar nga interesat për vitin 2019, 261.630 lekë. Pakësuar depozita në bankë e deklaruar më parë, -501.250 lekë. Llogaria rrjedhëse në bankë shtuar në vitin 2-19, +229.547 lekë. Të ardhura nga noteria, 31.470.946 lekë”, thuhet në dokumentin e ILDKP. Ndërkohë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Ledian Ruçi ka një pasuri prej mbi 1 milion lekësh. Nga llogaria rrjedhëse në bankë, ku derdhen të ardhurat nga qiraja, ka 24.000 euro. Nga paga ka 15.784 lekë. Sakaq të ardhurat më të mëdha i ka nga paga që merr në Albkontroll, shifër e cila arrin në 1.755.250 lekë. Ndërsa të ardhurat nga kontrata e qirasë, 24.000 euro dhe të ardhura nga një tjetër kontrata qiraje, ka 900.000 lekë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
