Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e ditëve të fundit nga koronavirusi. Pipero shprehet se të rinjtë janë infektuar më shumë sepse janë në marrëdhië pune.
Mjeku shton se duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.
“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.
Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh.
Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike. Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur.
Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë. Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%,”- shprehet Pipero në ABC.
