Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohet e-maili i MASR për pedagogët e universiteteve: Kujdes me notat, mos penalizoni studentët prej pandemisë

20:30 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MINISTRI ARSIMIT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbuluar mesazhi që Ministria e e Arsimit Sportit dhe Rinisë i ka dërguar pedagogëve të universiteteve publike.

MASR i kërkon atyre që të mos penalizojnë studentët me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e mëparshme për shkak të situatës nga COVID-19 dhe mënyrës së re të zhvillimit të mësimit.

Në një e-mail dërguar pedagogëve, MASR kujton rekomandimet e UNESCO, OECD dhe UNICEF, që të bëhet kujdes në lidhje me vlerësimin e studentëve duke sugjeruar ‘shmangien aty ku është e mundur të vendosjes së rezultateve më të ulëta për shkak të situatës’.

“Përshëndetje të nderuar Profesorë,

Uroj të jeni të gjithë mirë! Meqenëse studentët e vitit të fundit në përgjithësi janë duke zhvilluar provimet e sezonit të Korrikut, po ju sjell në vëmendje kujdesin që duhet të jetë më i shtuar në lidhje me vlerësimet (notat) e provimeve përkatëse.
Në të gjitha rekomandimet e organizatave ndërkombëtare, si UNESCO, OECD, UNICEF, rekomandohet që të kihet një kujdes i shtuar në lidhje me vlerësimin e studentëve, duke pasur parasysh situatën dhe mënyrën e re të zhvillimit të mësimit.
Pavarësisht mënyrës së ndryshme të zhvillimit të mësimit, rezultatet e provimeve duhet të jenë të ngjashme me periudhat e mëparshme. Nuk do të ishte e drejtë që studentët të penalizoheshin me rezultate shumë më të ulëta se në provimet e njëjta në vitet e mëparshme, ose në krahasim me semestrat e mëparshëm në lëndë të tjera. Duke qenë se këta student janë të njëjtë si në semestrat e mëparshëm, duhet të shmangim aty ku është e mundur vendosjen e rezultateve më të ulëta për shkak të situatës.
Për shkak të kohës së shkurtër në mes dhënies së provimit dhe publikimit të rezultateve, procesi i vendosjes së notave mund të zgjatet disi, duke përfshirë dhe krahasime me vitet e mëparshme të së njëjtës lëndë, në mënyrë që shpërndarja e notave të jetë e ngjashme me periudhat e mëparshme”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.