Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero shpjegon arsyen pse nuk duhen mbajtur dorezat, që sipas tij janë më të rrezikshme se sa duart.
“Dorezat nuk duhen përdorur dhe janë të dëmshme. Kur vendosim dorezat duhet të mendojmë që nuk lajmë duart kur vendosim dorezat aq herë sa lahen kur nuk i ke. Kur i heq, duke mos qenë profesionist mund të shpërndajnë virusin në ajër. E dëshmuar që dorezat e mbajën virusin më gjatë në gjendjen aktive sa vetë duart. Dorezat janë për sallat e kirurgjisë, nuk është e rekomanduar. Njëlloj infektohemi nga dorezat ndoshta më shumë se sa dora. Prandaj nuk rekomandohen dorezat. Maska është e domosdoshme, është mjeti kryesor”, tha mjeku i njohur.
