Shefi i Urgjencës Skënder Brataj thotë se nëse respektohen masat dhe mbahen maskat numri ditor i të infektuarve do të ulët për 2-3 javë.
Duke folur në News 24 ai tha se transporti publik duhet patjetër të respektojë masat pasi janë potencial për përhapjen e virusit. Dhe për këtë tha Brataj do të ketë gjoba dhe nuk do të ketë asnjë tolerim.
