Kreu i Partisë Demokratike të Roskovecit është infektuar me koronavirus. Gëzim Caushi ka rezultuar pozitiv dhe rasti është konfirmuar dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Ai dyshohet të jetë infektuar në Tiranë, ndërkohë, mësohet se ai prej 10 ditësh ishte me temperaturë të lartë dhe me kollë.
Pasi iu nënshtrua testiti para dy ditësh, sot në mëngjes i erdhi përgjigja, e cila rezultoi pozitive. Aktualisht ai ndodhet i izoluar në banesë, ndërsa gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
