Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Ramaa me fjalët e Damian Gjiknurit i cili vetëm dy javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mos ndryshonin.
POSTIMI I BARDHIT
Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.
Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.
Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin.
