Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi, Arlind Çaçani, Alban Zeneli, Arben Elezi, Halit Valteri, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Korab Lita duket se i kanë treguar muskujt kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Pasi korrën fitoren e parë me faktin që mazhoranca u tërhoq dhe pranoi kërkesën e tyre për hapjen e listave, 8 deputetë të opozitë kanë mbërritur në malin e Korabit për të pushuar këtë fundjavë, ndërkohë përmes një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga ligjvënësi Çaçani, ata duket se kanë sfiduar Ramën, por edhe Bashën që kundërshton hapjen e listave, duke u çuar një mesazh se ata nuk i ndal askush, sikundër është ngjitja në malin e Korabit që njihet ndryshe si “Çatia e Shqipërisë”.
