Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa orë në ditë duhet të punoni që të jeni produktivë?

18:27 / July 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto zyre pune administrate 640x320 1512457350 79363971512458595
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas librit të ri të këshilltarit Alex Soojung-Kim Pang, ne duhet të punojmë vetëm katër orë në ditë në mënyrë që të jemi më efektivë. Kështu kanë vepruar edhe shkrimtari i famshëm Çarls Dikens dhe biologu gjenial Çarls Darvin.

“Dekada të hulumtimit kanë demonstruar se korrelacioni mes numrit të orëve që punojmë dhe produktivitetit janë të dobëta”, argumenton Pang në librin e tij “Pse bëni më shumë punë kur punoni më pak”.

Darvin besohet të ketë bërë punime shkencore vetëm 90 minuta në ditë, sipas raporteve të Quartz-it. Pjesa tjetër e ditës i kalonte duke lexuar, ecur, duke shkruar letra dhe duke fjetur.

Djali i Dikensit njëherë kishte zbuluar se babai i tij kishte punuar nga ora nëntë e paradites e deri në ora dy pasdite, madje me një pauzë dreke.Por këto dy personalitete nuk janë të vetmet që kanë arritur sukses të madh duke punuar shkurt gjatë ditës. Edhe Tomas Mann dhe Edna O’Brajen kanë pasur të njejtin orar, sipas Pangut. Ai beson se sasia e kohës që ata ia dedikonin pushimit të qëllimshëm ishte po aq e rëndësishme sa koha që e kalonin duke punuar.

“Kur ne ndalojmë dhe pushojmë si duhet, ne nuk jemi duke e paguar taksën e kreativitetit. Përkundrazi, ne po investojmë në të”.

Sidoqoftë, nuk duket e pranueshme që ky koncept të futet në shumë zyra institucionale, pavarësisht faktit që studimet në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar për dobitë e këtij koncepti për të gjithë të përfshirët në vendin e punës. Në fakt vende si Suedia e kanë futur këtë praktikë në zbatim, duke reduktuar orarin e punës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.