Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dje u arrestuan 4 personat që e drogonin dhe e shfrytëzonin seksualisht, 17-vjeçares nga Fushë-Kruja i vendosin tritol në banesë gjatë natës

09:01 / July 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f0c02a58c643
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë mesnatës që lamë pas një sasi tritoli është vënë pranë një banese në periferi të Fushë Krujës.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi për fat të mirë, e zonja e shtëpisë, e ëma e një 17-vjeçareje të shfrytëzuar seksualisht, e ka vënë re dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xhenierë, që kanë bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

Ndërkohë, mësohet se banesa në fjalë, është e një adoleshenteje të shfrytëzuar seksualisht.

Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike.

Madje ata kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren, të cilës sot tentuan t’i shpërthenin banesën dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.