Pragu elektorale është diskutuar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ku opozita parlamentare është tërhequr nga propozimi i saj i mëparshëm për rritje të pragut elektoral në 5%.
Pas diskutimeve ata kërkuan që pragu të ulet në 2%. Në emër të Grupit Parlamentar të Demokratëve, Korab Lita ka thënë se propozimi i tyre për rritjen e pragut në 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushton hendekun.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Rudina Hajdari ka thënë se propozimi i rritjes së pragut nuk ka ardhur nga grupi i demokratëve, por nga deputetët e tjera.
“Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri”, tha Hajdari.
