Vetëm ditën e sotme janë raportuar 10 raste të reja me koronavirus në qarkun e Korçcës, të shpërndara në tre bashki, atë të qytetit Korçë, Pogradec dhe Ersekë.
Sipas Balkanweb, rastet në Ersekë janë dy mjekë të cilët i kanë shërbyer rasteve të konfirmuara më herët me COVID-19.
Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.
Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.
Përsa i përket bashkisë së Korçës e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga COVID19, burime nga DSHP, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.
Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.
Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me 1 rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.
Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62.
