Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Denoncimi i PD-së, Tabaku: Ja kush janë përfituesit më të mëdhenj të garancisë sovrane

12:02 / July 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike denoncon përmes Jorida Tabakut se përfituesit më të mëdhenj të garancisë sovrane janë 10 kompanitë e koncesioneve, “klientë të Edi Ramës”.

Ajo tha se bizneset edhe pas daljes nga izolimi 3-mujor ende nuk kanë një ndihmë financiare nga qeveria.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Kryeministri në ikje e ka vënë çdo gjë të ekonomisë së vendit në funksion të një grushti oligarkësh. Ata përfitojnë gjithçka, ndërsa qytetarët dhe bizneset e tjera janë lanë të vetëm në përballjen me me krizën ekonomike më të rëndë të 20 viteve të fundit.

Pasi i izoloi dhe mbylli bizneset për tre muaj me radhë pa u dhënë as ndihmën e merituar, ndryshe nga vendet e rajonit, qeveria refuzon edhe sot e kësaj dite t’i mbështesë siç duhet financiarisht.

Nën presionin e një krizë të dyfishtë ekonomiko-shëndetësore, Rama vazhdon të kujdeset posaçërisht duke mbrojtur 10 oligarkët e tij, me të cilët ka plaçkitur Shqipërinë dhe taksat e shqiptarëve për 7 vite rresht. Sipas të dhënave të paraqitura dhe nga një hetim i thelluar nga BIRN rezulton se 50% e kredive të miratuara nga fondi i garancisë, u përkasin të dyshuarve të përhershëm, oligarkëve.

Kreditë e miratuara nga bankat e nivelit të dytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardë lekësh. Nga të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanë përfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50% të totalit të këtyre kredive.

Por ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë nga kjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri turizmi që u detyruan te largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë.

Kjo, nuk është rastësi, pasi Edi Rama që prej ditës së parë të pushtetit ka pasur një qëllim – të jetë në funksion të një pakice. Prandaj sot, shumica e qytetarëve të vendit e gjejnë veten më të varfër se sa dje, sipërmarrja e ndershme e gjen veten ose peng të gjobëvënësve tatimorë në prag falimenti, ose ul qepenat.

Disa herë në mënyrë të përsëritur Partia Demokratike kërkoi që të pezullohen pagesat prej 120 mln euro për PPP. Edi Rama jo vetëm që i pagoi ato për çdo ditë në kulmin e pandemisë, por ndërsa mijëra qytetare humbën dhe po vazhdojnë të humbasin vendet e punës, kryeministri në ikje po i shndërron të njëjtët përfitues edhe në përfituesit kryesor lë të garancisë sovrane, që mbulohet me paratë e taksapaguesve.

Sot ekonomia shqiptare po përjeton një nga periudhat më të vështira të 20 viteve të fundit. Të ardhurat në buxhet mungojnë, borxhi është rritur, bizneset po falimentojnë masivisht dhe janë lënë jetimë nga qeveria. Atëherë kur duhet më shumë, qeveria zgjedh sërish të jetë me pakicën.

Të gjitha raportet ndërkombëtare e cilësojnë qeverinë shqiptare si shkaktare të kësaj krize. Qartësisht Rama punon vetëm për dy grupe: kriminelët dhe oligarkët. Prandaj Edi Rama bën gjithçka qe Shqipëria të mos dalë nga kthetrat kriminalo-korruptive të tij. Shqipëria nuk mund të jetë pengu i një njeriu të kapur në kurthin e pushtetit kriminal dhe korruptiv.

Të gjitha sondazhet tregojnë se Edi Rama është pakica. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zgjedhur ndryshimin dhe duan një qeveri normale që i shërben shumicës së heshtur dhe punëtore duke i dhënë përgjigje pakicës që vjedh dhe shurdhon shqiptarët me propagandë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.