Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E droguan dhe e dhunuan seksualisht/ Rrëfimi tronditës i 17 vjeçares: 16 vjeç kam pirë kokainë, nëse i denoncoja ata…

13:16 / July 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
locations scarborough on sexual abuse injury lawyer 300x200 copy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza 17-vjeçare nga Kruja, e cila denoncoi një ditë më parë një grup djemsh që sipas saj e kanë droguar dhe e kanë abuzuar seksualisht, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

Në një intervistë për gazetaren Doriana Bezati, adoleshentja ka folur, pak orë pasi shtëpia e saj u bë shënjestër e një sulmi me tritol, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Ajo shprehet se në moshën 16-vjeçare në festën e ditëlindjes së saj, i kanë dhënë të konsumojë kokainë dhe se e kanë shfrytëzuar si prostitutë për tetë muaj. 17-vjeçarja shprehet se djemtë që ajo denoncoi kanë tentuar ta trafikojnë edhe në Greqi dhe e kërcënuan që nëse i denonconte, do i trafikonin motrat.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin drogëra të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja. Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën,”– rrëfen adoleshentja.

Banesa e adoleshentes u bë shënjestër e një sulmi me tritol mesnatën e kaluar. Lënda plasëse u pikas nga e ëma e 17-vjeçares dhe nuk shpërtheu, ndërkohë që autori, 23 vjeç, me inicialet A.B., banues në Krujë, është shpallur në kërkim.

Një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona. Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa në kërkim janë shpallur; A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.