Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunohet barbarisht me hekur e sëpatë 16-vjeçari, rrëfimi i dhimbshëm i motrës që pa gjithçka

13:12 / July 13, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mezemertehapur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” po trajtohet ngjarja e 16-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht, vetëm 100 metra nga banesa e tij.

Dy vëllezër dhe çuni i xhaxhait të tyre, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, goditën dhe dhunuan me mjete të forta 16-vjeçarin. 16-vjeçari rrëfen se motra e tij rreth 34 vjeç kishte shkuar të mblidhte bimë medicinale në livadhet që ndodhen shumë afër banesës.

Kur po kthehej për në shtëpi, në rrugë disa çuna i marrin bimët, ajo shkon në shtëpi e frikësuar dhe i rrëfen familjes gjithçka. Aty nis e gjithë ngjarja, vëllai i vogël i 34-vjeçares shkon për te vendi i ngjarjes, aty dhunohet barbarisht nga tre persona.

Po çfarë ndodhi me familjarët e 16-vjeçarit dhe si u zhvillua ngjarja pas gjithë kësaj ndodhie, ju ftoj të ndiqni këtë rrëfim të dhimbshëm.

Motra e 16-vjecarit të dhunuar: Atëhere kam dy motra dhe dy vellezer. Ne jemi 5 femije tre goca dhe dy cuna. Une jam e fejuar edhe punoj ne arsim. Njera nga motrat qe eshte 34 vjece mbledh lule, pra bime medicinale neper livadhe. Ndodhi qe kur po kthehej per ne shtepi motra tre cuna i kane dal para dhe i kane kerkuar lulet me force edhe i kane pohuar motres qe shko ne shtepi dhe njofto familjaret e tu. Motra ka ardhur duke qarë ne shtepi dhe ka njoftuar vellain 32-vjecar, une isha duke marr bagetite edhe sapo degjova te qaren e motres u nisa per te vendi ku po shkonte vellai me motren, bashke me ne erdhi edhe vellai i vogel 16 vjec, i cili u dhunua. Kur shkuam aty te vendi qe nuk ishte as 100 m nga shtepia, vellai i madh u tha atyre tre cunave, dy prej tyre vellezer dhe ai tjetri ishte cuni i xhajes se ketyre te dyve ‘Pse e bete kete veprim, edhe nese motra e ka mbledh bimen ne livadhet tuaja duhet te mos i dilnit para dhe te benit keto veprime’.

Une nderhyra dhe thashë qe nese e keni gjetur motren ne livadhet tuaja, atehere mbajme pergjegjesi, njeri nga ata i cili quhet F. P. u afrua dhe tentoi te me shtynte, ne ate kohe hyn vellai im, i cili u dhunua. Keta ishin dy vellezer dhe nje cun xhaje i tyre. Aty ishte dhe nena e dy vellezerve, asaj i thashë, si nuk ju vjen turp qe sillni cunat per te berë sherr. Ne ate kohe kjo hyri te ndante sherrin qe po behej, ata moren hekur, sopat e cdo gje tjeter, edhe ajo u demtua mes sherrit. Vellai i vogel ra ne toke i mbuluar me gjak, ata sa e pane u larguan menjehere dhe ne shkuam ne shtepi, aty u njoftua policia dhe ne jemi nisur per ne spital. Pas 10 minutash pasi u nisen vellezerit ne Burrel ne spital, hyri ne dere te shtepise nje miku i tyre dhe kerkoi qe t’i falnim. Ne ate kohe hyri ne bisede babi dhe i ka thene qe gjakun e djalit tim nuk mund ta shkel. Ne momentin qe policia erdhi ne banesen e tyre u arrestua njeri nga vellezrit dhe cuni xhajes se tij.

Mirepo kjo nena e ketyre ka pohuar ne polici se eshte dhunuar nga vellai im, por kjo nuk eshte e vertete. Ata i kerkuan edhe dajes ne Itali per t’u pajtuar, edhe sot kane shkuar ne shtepi perseri te babi per t’i falur. Por ne nuk mund t’i falim dot, kjo nena e atyre eshte ketu ne spital e shtruar afer nesh edhe ketu nuk ka as polici asgje, si mund te genjeje kjo nene kur une kam qene prezent dhe e kam pare gjithe ngjarjen me sy. E vetmja gje qe ne kemi bere ne polici eshte denoncimi, edhe kam shkuar te prokurori dhe kam kerkuar te drejten dhe te verteten. Ata nuk i ka preke asnje me dore, dua te verteten e vellait, pasi ai eshte i shtruar ne spitalin e Burrelit dhe ka demtime te medha./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.