Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Manastirliu tek ‘Shefqet Ndroqi’: Nisin përgatitjet për ta kthyer në COVID2

16:26 / July 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c0b5570e e3f3 496f 975a 0d39116cdf29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID2. 

Nisur nga situata aktuale e rritjes së rasteve të infektuar me SARS COV2 dhe pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Manastriliu deklaroi gjatë takimit me mjekët e këtij spitali, se, “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID19, pasi ka strukturë të dedikuar, kapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive dhe ekip profesionist dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga COVID19.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye të kapacitetetve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Duke vlerësuar punën e specializuar të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, – tha Manastriliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.