Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Horrori në Kombinat/ Ja pse mjekët nuk lejojnë hetuesit të marrin në pyetje Blertën, ekspertim celularëve të familjes Josifi

19:25 / July 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familja josifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur kanë kaluar 11 ditë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin.

Hetuesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë patur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se Anisa Josifi ka humbur jetën për shkak të mos ushqyerjes, ndërsa referuar deklarimeve të 34-vjeçares Blerta Josifi, motra e saj ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën në Mars të vitit të kaluar.

Ajo ka treguar se bashkë me nënën e saj besonin se Anisa do të ringjallej dhe filluan të vetësakrifikoheshin duke refuzuar edhe ato ushqyerjen.

Për shkak të gjendjes mendore, ajo aktualisht qëndron e shtruar në Spitalin Psikiatrik dhe mjekët nuk kanë lejuar që hetuesit ta marrin në pyetje, derisa gjendja e saj të përmirësohet.

Po kështu pritet të merren në pyetje të gjithë personat që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.