Dy gra nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin, teksa Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçare nga Elbasani.
Aktualisht numri i viktimave ka shkuar në 97, prej të cilëve 49 në Tiranë, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1.
“I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj”,bëri thirrje MSH
