Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lista të hapura dhe jo koalicion parazgjedhore, “Ligjet” miratojnë nismën e opozitës parlamentare

11:58 / July 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ligjet online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ligjeve ka miratuar paraditen e sotme nismën e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe për koalicionet parazgjedhore.

Tashmë nisma është miratuar në tërësi dhe është puna e relatorëve të nismës që të dërgojnë në Kuvend raportin brenda ditës së sotme.

U miratuan dy nenet 1 dhe 2 që ndryshojnë nenet 64 dhe 68 që kanë të bëjnë me hapjen e listave dhe me pragun zgjedhor. Por i mbetet Kuvendit që ta votojë dhe ta miratojë ose ta hedhë poshtë s projektligj.

Jashtë këtyre ndryshimeve kushtetuese ka mbetur përqindja dhe detajet e pragut zgjedhor në Listat e Hapura, detajet e të cilit do rregullohen brenda Kodit Zgjedhor teksa më 30 korrik votohet në seancë plenare ku kësaj nisme i duhet pikërisht 94 vota.

Opozita parlamentare nga një prag 5%, u kthye tek një prag kombëtar 2%, por duket se sot ka marrë garanci nga mazhoranca se pragu do jetë natyral në çdo qark të Republikës së Shqipërisë. Me hapjen e listave pamundësohen koalicionet parazgjedhore por si nga opozita parlamentare dhe nga mazhoranca kanë bërë të ditur që subjektet mund të garojnë në lista të përbashkëta si formë zgjidhjeje pasi nuk mundësohet forma klasike.

Duket se debatet për hapjen e listave janë shuar edhe me mbështetjen që ka dhënë mazhoranca, por problemi mbetet tek koalicionet parazgjedhore që me ndryshimin që është bërë sot në Komisionin e Ligjeve, ato do të ndalohen, por diçka të tillë e kundërshton pikërisht opozita jashtëparlamentare PD-LSI.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.