Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi është takuar me kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin Zef Mazi ku u vu theksi në rëndësinë e përparimit të reformave.
Ka qenë vetë Varhelyi që ka bërë të ditur takimin. “U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”- shkruan ai.

