Një 30-vjeçare ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve parparake, ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë City Park.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
