Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Pas vdekjes”, premierë në teatrin në natyrë të Korçës

21:48 / July 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teatri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komedia “Pas vdekjes” shkruar nga Andon Zako Çajupi, do të shfaqet premierë në qytetin e Korçës me regji të Hervin Çulit dhe interpretimin e aktorëve të Korçës. Kjo është shfaqja e parë që trupa e këtij teatri do të sjellë për artdashësit pas disa muajsh shkëputje, shkaktuar nga pandemia e covid-19.

Drejtoresha e Teatrit, aktorja Zamira Kita, shprehet se komedia vjen edhe në kontekstin e 70 vjetorit të krijimit të teatrit profesionist Andon Zako Cajupi.

“Do të vijmë me një shfaqje pas vdekjes. Një komedi e Çajpuit. Ne jetojmë vitin e 70-të të teatrit profesionist Andon Zako Çajupi”, tha drejtoresha e teatrit Korçë, Zamira Kita.

Kjo vepër do të sjelle mesazhin e vyer të ruajtjes së gjuhës shqipe, pohon regjisori i shfaqjes Hervin Çuli.

“Kam ndërhyrë në tekst. Jam marrë shumë me pjesë të gjuhës shqipe. Humbjen që ne po pësojmë. Kjo dëshira për të ruajtur gjuhën është një ndër mesazhet më të rëndësishme që ka vepra. Ka lidhje me pseudo-intelektualët, me pseudo-politikanët. Vepra është politike. Pas vdekjes është një komedi politike. Adhamudhit  është pjesë e këtyre pseudo-intelektualëve, pseudo- elitave. Është me shumë lëvizje, me shumë dinamikë.  Me një finale pak të çuditshme, por që duhet ta shijoni”, u shpreh  regjisori i shfaqjes, Hervin Çuli.

Për shkak të pandemisë, komedia është zhvendosur jashtë mureve të teatrit. Ajo do të realizohet në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit. Artdashësit korçare, dhe jo vetëm mund të shohin premierën e Komedisë “Pas vdekjes” më 17 korrik, ora 20:30. Aktori Albano Prodani do të jetë ne rolin e doktor Adhamudhit dhe në role të tjera aktorët Kristian Koroveshi, Paola Kodra, Mateus Frroku dhe Silvio Guskova.

Korce natyre vdekjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Devoll, makina përplas për vdekje këmbësorin!

14:18 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.