Një paciente të Spitalit Infektiv ka marrë nga fëmijët e saj vetëm një tufë me lule për ditëlindjen në pamundësi për t’i parë dhe takuar.
Pamjet e trishta janë shpërndarë nga Ogerta Manastirliu e cila thotë se zonja është në intubim në terapi intensive në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën.
Mesazhi i Manastirliut
Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv🙏🏼
Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
😷#VendoseMaskën
