Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në një takim kreun e opozitës Lulzim Basha.
Sipas News 24 mësohet se takimi mes tyre do të mbahet në Presidencë rreth orës 11.00. Ndërkaq, nuk dihet ende tema e diskutimit, por kkjo kërkesë vjen pas lëvizjeve të ditëve të fundit ku kryeministri Rama ka pranuar propozimet e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe jo koalicione parazgjedhore.
Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.
