Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kishin shitur drogën të arrestuarve të “Domosdova”, dy në pranga

09:34 / July 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge makine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit bën të ditur se janë vënë në pranga dy shitësit e drogës të sekuestruar gjatë operacionit të koduar “Domosdova” dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Rreth një muaj më parë në sajë të këtij operacioni u sekuestrua një sasi prej 28.5 kg kanabis sativa dhe u arrestuan tre persona. Hetimet kanë vijuar duke arritur në gjurmët e shitësve të drogës, të cilët ishin nga Roskoveci i Fierit.

Lexo edhe- “Domosdova”, 28.5 kg kanabis në bagazh, tre në pranga

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon operacioni “Domosdova”.

Shkon në 5 numri i të arrestuarve.

Kapen dhe vihen në pranga dhe 2 shtetas, në vijim të këtij operacioni.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.