Makina nuk është lodër dhe nuk duhet bërë shaka me jetën thotë ISHP teks ka publikuar disa të dhëna për aksidentet që ndodhin kur shoferi është nën efektin e alkoolit.
Sipas ISHP, edhe një gotë mund të sjellë pasoja të paparashikuara. Ndaj bëhet thirrje që të tregohemi të kujdesshëm në momentin që hipim në timon për të mos rrezikuar veten dhe të tjerët.
POSTIMI:
Nën efektin e 🍺 alkoolit:
🔹Shumica e aksidenteve ndodhin 5 km pas fillimit të udhëtimit.
🔸Ulet përqendrimi juaj.
🔹Edhe një 🍷 gotë mund të sjellë pasoja të paparashikuara.
🔸Në çdo tri aksidente me pasoja për jetën, një shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit. 🥃
🚫 Mos lejoni të afërmit tuaj të drejtojnë automjetin në gjendje të dehur!

