Një 21-vjeçare e shtruar në spitalin infektiv me COVID-19 është viktima më e re e shënuar në Shqipëri nga kjo sëmundje.
Gjendja e saj është rënduar në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që mësohet se prej një jave ajo ishte me temperaturë dhe kishte qëndruar në shtëpi dhe vetëm dje kishte shkuar në infektiv.
MSH ben te ditur se humbi jeten si “pasojë e simptomave të rënda të COVID 19, u rëndua si pasojë e tromboembolisë, e reja që vuante nga sindroma metabolik nuk ka arritur të mbijetojë”.
