Komisioni i Ligjeve miratoi në parim me 10 vota pro dhe 5 kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, referuar dhe marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare.
Vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter thotë se u miratua pa konsesus pasi opozita parlamentare vijon të kundërshtojë marrëeshjen për mosdepolitizim të administratës zgjedhore, kërkuar si kusht nga Lulzim Basha. Megjithatë ai paralajmëron një konferencë për shtyp në orën 13.00
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan Rama.
