Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca tha nga Vlora se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare nuk mbështeten tek rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Soreca tha se BE pret miratimin pa vonesa të marrëveshjes së miratuar me konsesus nga të gjitha palët më 5 qershor.
Ambasadori shkoi edhe më tej kur tha se në rast se palët nuk ecin përpara me Reformën Zgjedhore, atëherë nuk ka për të patur një datë fikse për konferencën e parë, ku ekipi shqiptar do të ulet me ndërmjetësuesit e Bashkimit për të diskutuar mbi procesin.
