Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklarata e Wadephul/ Rama reagon ashpër: Mik i Bashës, bëri deklarim zhgënjyes

13:49 / July 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAMA TIRANANEWS.AL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri  Rama Në komunikimin e sotëm me mediat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  komentoi edhe deklaratën e një dite më parë të nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU gjermane, Johahn David Wadephul.

I pyetur nga gazetarët nëse e shqetësojnë reagimet e ndërkombëtarëve për të mos e prekur këtë marrëveshje, Rama tha se deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik.

“Nuk jam në dijeni të deklarimit të ministrit gjerman, do ta shoh, por përgjigja ime është se Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës, por natyrisht edhe e jona, për gjithcka mishëron si një shtet shembullor për funksionimin e demokracisë, por edhe si një lokomotivë e pazëvendësueshme, që tërheq me shembullin e saj Evropën. Deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik.

Ai është një mik shumë i mirë i Bashës dhe mik i mirë i imi. Unë e cmoj shumë përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Cmoj shumë edhe faktin që ai është një evropian i vendosur dhe i palëkundur për Ballkanin Perëndimor. Ai e cmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por deklarimi i djeshëm nëncmon Parlamentin e Shqipërisë, si të ishte një noter pa të drejtë fjale i një marrëveshjeje, që patjetër duhet zbatuar. Por, ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për të ndaluar Parlamentin të shkojë përtej saj. Ky është nxitimi në planin institucional.

Në planin etik ishte zhgënjyes, sepse duhet të flitet me fakte të verifikuara, jo me të dëgjuar. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëguar që nisma kmushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është thjesht e pavërtetë, koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as mund të ndalohen. Ato thjesht duhet të jenë sin ë cdo vend të Evropës. Partitë kanë lirinë dhe të drejtën të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sic bën CDU e Wadephul. As nuk na ka shkuar nëpër mend t’i ndalojmë. Në planin politik deklarimi është shumë i zhbalancuar, sepse mban krahun e opozitës jashtëparlamentare.

Në deklarimin e djeshëm flitet deri edhe për vënien në pikëpyetje për perspektivën evropiane të Shqipërisë, ndërkohë që Bundestagu nuk i ka vënë kusht Shqipërisë të gëzojë Lulzim Bashës, apo të marrë pëlqimin e tij për nisma, që Parlamenti ndërmerr. Shqipëria nuk duhet të gjykohet mbi bazën e anësive politike apo mbi bazën e fjalëve, por duhet të gjykohet dhe jam i bindur se kështu do të gjykohet, kur mjegulla të shpërndahet, mbi bazën e fakteve”, deklaroi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.