Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Konflikti i hershëm/ Njësoj si rivali i tij, i fshehur në vend sekret në shtëpi. Si u kap 45-vjeçari (VIDEO)

14:09 / July 15, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vehap shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës bën të ditur se ka arrestuar një 45-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili u gjet në një vend sekret në shtëpinë e tij.

Bëhet fjalë për Vehap Shehu, i cili është dënuar në 2013-tën me 6 vjet, 10 muaj burg e 21 ditë. Ai ka tentuar të vrasë Fadil Tërnovën, ky i fundit i arrestuar më 3 korrik të këtij viti, i fshehur në të njëjtën mënyrë si Shehu.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë vëllai i Vehap Shehut dhe Tërnova u plagos rëndë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/615376472416001/

HISTORIA E KONFLIKTIT TERNOVA-SHEHU

Një pengmarrje në vitin 2009 është zanafilla e një sërë konflikteh të përgjakshme mes Tërnovës dhe Shehut.

Sipas arkivës së mediave, dominimi, marrja e kontrollit me dhunë, kërcënimi, shantazhi, rrëmbimi madje dhe vrasjet janë fjalitë përshkruese të një konflikti disa vjeçar të nisur mes Familjes Ternova dhe familjes Shehu.

Ternova është nga fshati Vajkal, Bulqizë, ndërsa familja Shehu janë banorë të fshatit Fushë Bulqizë. Fadil Ternova dhe vëllezërit Shehu janë kushërinj mes tyre (nëna e të pandehurit dhe babai i të dëmtuarit janë kushërinj të parë).Konflikti mes tyre ka nisur në dhjetor të vitit 2009 ku Fadil Tërnova dhe Shefqet Shehu takohen me njëri tjetrin në një lokal për të zgjidhur një konflikt për çështjen e galerive të kromit. Gjatë debatit ata shkëmbyen fjalë fyese deri kur kulmoi me rrëmbimin dhe dhunimin që i është bërë Fadil Ternovës nga vëllezërit Shehu. Sipas pretendimeve në gjykatë ata e kishin dhunuar me dru në zonën e “Qafë Buallit”, i fikën telefonin dhe më pas e morën me makinë dhe e hodhën anës rrugës pranë tokës së të riut.

Lexo edhe- Nga pengmarrja e 2009, vrasja në 2013 dhe atentati, kush është “i forti” i Bulqizës Fadil Tërnova

Ky i fundit ka pretenduar se në atë zonë kishte të fshehur një pistoletë dhe pak minuta më vonë në zonë ka kaluar Vehap Shehu me makinë sëbashku me një person tjetër dhe aty si pasojë e shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur Vehap Shehu. Për këtë ngjarje në një proces të zgjatur gjyqësor prej 8 vitesh Fadil Ternova u dënua me dy vite burg.

Por historitë e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve mes palëve do vijonin më tej.
Me 20 Prill 2013 një përplasje me armë në një lokal në qendër të Bulqizës shkakton dy të plagosur dhe një të vdekur. Sipas informacionit zyrtar në atë kohë u mësua se dy vëllezërit Shefqet dhe Vehap Shehu kishin vajtur të armatosur dhe kishin tentuar të vrisnin Fadil Ternovën i cili ishte i ulur në një lokal sëbashku me të vëllain Luanin dhe disa kushërinj. Fadili plagoset me një plumb në gjoks por arrin tu kundërpërgjigjet me armën që kishte në brez duke qëlluar biznesmenin Shefqet Shehu të cilin e ekzekutoi me dy plumba një në kokë dhe një në gjoks ndërsa plagosi dhe vëllain tjetër të tij Vehap Shehu.

Për ngjarjen Gjykata dënoi autorët ndërsa konflikti mbeti i hapur. Më 11 Dhjetor 2017 ndaj Tërnovës bëhet një atentat që lidhet sërish me konfliktin me fisin Shehu, një sagë hakmarrjesh dhe përplasjesh që ka sjellë viktima të shumta dhe të plagosur pa arritur të zgjidhë plotësisht çështjen në fjalë.

Sipas të dhënave në proceset gjyqësore mes palëve zanafilla e sherrit ishte konflikti për dominimin në galeri të caktuara të kromit dhe veçanërisht ato të zonës D të cilat tashmë zotërohen plotësisht nga një koncesionar privat. Mosmarrëveshjet për donimin në galeritë e kromit kulmuan në vitin 2009 mbi 8 viktima të grupeve të ndryshme rivale në zonë.

NJOFTIMI I POLICISE SE DIBRES

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dushaj”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 45-vjeçari i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i cili është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të ndodhura në Bulqizë.

I kërkuari, për t’iu shmangur kontrolleve të Policisë, kishte krijuar një vendstrehim sekret.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, strukturat e DVP Dibër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, kanë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe si rezultat, gjatë mesditës së sotme u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Dushaj”.

Pas rrethimit të banesës në fshatin Dushaj dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Vehap Shehu, 45 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në një ambient sekret të hapur enkas për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 vjet, 10 muaj e 21 ditë burg. Në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. T. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i varë vëllai i shtetasit Vehap Shehu dhe u plagos rëndë shtetasi F. T. (i arrestuar më parë nga DVP Dibër dhe forcat RENEA gjatë operacionit “Fundi i arratisë”).

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.