Prej orës 10:00 ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.
Në rendin e ditës janë disa çështje, mes të cilave dekreti i presidentit për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë.
Megjithatë debati do të fokusohet te ndryshimet Kushtetuese për Reformën Zgjedhore.
Rendi i ditës
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”
Projektligji “Për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën”
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS)”
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.518, datë 22.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.
