Një operacion si nëpër filma nga deti dhe ajri po zhvillohet në Vlorë, ku Delta Force është në ndjekje të një gomone me dy persona brenda.
Prej tre orësh efektivët janë në ndjekje të mjetit tip gomone pasi ka të dyshuar brenda.
Raportohet se ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër për në Orikum, dhe po shkon në drejtim të grykëderdhjes së Vjosës. Në ndjekje është dhe një helikopter.
Ndërkohë, bëhet me dije se policia po përdor edhe dron për ndjekjen e gomones.
Për ndjekjen e gomones është njoftuar edhe pala italiane në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë për ta kapur.
