Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në twitter i është përgjigjur Presidentit Meta në lidhje me ndryshimin e sistemit.
Rama shprehet se “Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen…”
STATUSI I PLOTË
IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!
Sa i përket modelit që do të adaptohet, Rama sqaron se ai do të jetë gjerman e plotësisht europian.
“Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!”-përfundon Kryeministri.
Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s'është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!
— Edi Rama (@ediramaal) July 16, 2020

