Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, për shkak të një stuhie që u përmbysi varkën në të cilën ndodheshin. Lajmi është bërë i ditur nga Radojica Rasovic.
Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti”, pa dhënë detaje të mëtejshme, se një trup është gjendur. Ndërkohë që, po kërkohet për 3 trupat e tjerë.
Sipas një dëshmitari, konkretisht janë mbytur një cift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, si dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte. Varka, e cila i ishte drejtuar Manastrin Vranjina, kishte në total 9 persona. Pesë prej tyre raportohet se duke notuar, kishin arritur të dilnin në breg.