Presidenca ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama tha se asnjë lloj ndryshimi nuk bëhet me referendume.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi shkruan se populli shqiptar i ka fituar dy referendume dhe do tta fitojë edhe të tretin.
Ndër të tjera, Blushi shton se sovraniteti i përket popullit dhe se kryeministri s’duhet të ketë frikë prej tij.
Statusi
“Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli. Sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij. Mos kini frikë nga populli”- shkruan Blushi.
Kryeministri Edi Rama, më herët, përmes një reagimi në Tëitter u shpreh se në Shqipëri do hapen listat me ligj e me karton dhe jo me referendum, pasi sipas Ramës kjo gjë nuk ka ndodhur asgjëkundi.
