Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, lista e pallateve që do të shemben në Kombinat

17:15 / July 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0d8aa487 eb6a 48ad 9efd 9689047f1369
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nese duhen prishur dhe rindertuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, te cilet u demtuan rende nga termeti i 26 nentorit. Nga tetë pallatet e para të marra në shqyrtim nga inxhinieret, shtatë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para, pasi kostoja e rikonstruksionit te tyre e kalon 70 për qind shumën që do të duhej për ta bërë nga e para, ndërsa një pallat i ndërtuar pas viteve 90 do të rikonstruktohet.

“Ishte vetëm seanca e parë e një serie seancash që ne do bëjmë jo vetëm për zonën e Kombinatit, Kinostudios apo edhe hapësirave të tjera të pikëzuara. Lajmi i mirë është që qeveria na ka akorduar fondet, si për të filluar infrastrukturën tek lagjja e re, si për të filluar prokurimet tek ato që ne do bëjmë ndërhyrje në pallatet ekzistues, siç ishte hapësira x në Kashar. Fill pas vendimit të Këshillit do ia paraqesim këto preventivë qeverisë, që aty ku ne do bëjmë ndërhyrje, si në infrastrukturë, si në riparime, të disbursojmë dhe aty ku ne do bëjmë vendimmarrje për prishje të ndërtesave të vjetra, gjithashtu të fillojmë të bëjmë një plan të evakuimit”, theksoi Veliaj.

Bazuar në Aktin Normativ nr. 9 datë 16.12.2019, “Për përballimin e Pasojave të Fatkeqësisë Natyrore”, për këto projekte është kryer oponenca teknike edhe nga ana e Institutit të Ndërtimit, i cili pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit, ku është arritur në përfundimin se:

  • “PALLATI 149”, Rruga “Llazi Miho”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 106.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.
    -“PALLATI 151”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 98 % të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.
    “PALLATI 155/1”, Rruga “Llambi Bonata, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 86.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para
  • “PALLATI 157”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 95.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para “PALLATI 160”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 77.7% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;
  • “PALLATI 165, 165/1, 165/2, dhe 165/3”, Rruga “Tanush Frashëri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij palli shkonte në 84.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;
    -“PALLATI 174”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 92.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.
    Projekti i ndërtimit të këtyre pallateve të reja do të hartohet në përputhje me Eurokod 8 për nivelin e performancës për rastin e efekteve sizmike.
    Ndërkaq, në bazë të akt ekspertizës së thelluar për objektin “PALLATI Nr. 10 / Hapësira X” Rruga “Sokrat Miho”, bazuar në studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore të plota rezultoi se godina duhet të ripërforcohet dhe rikonstruktohet. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shhkon në 8.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.
  • 374da08a 81ef 4f08 9a3b 64fc2a082af6
  • f2df3465 b300 43e5 a16c b34ea0c9f4c3
  • 673ca21e d66f 4ea4 8fb6 e0954b0ddfbd
  • 43f847bd f437 4946 847b aed0034aa92c
  • 5d1d2ee2 bc2b 4566 9787 0d9786d8c071
  • bb48bfc3 00f5 4f78 af9e 48634d468df2
  • 59750731 f50a 41d2 9c57 3351163a74c6
  • aa7df3fc 4c50 4007 b18a 9cd72cd0f13c
  • 0968cfdc da04 433f ba42 1bbcf94d71aa
  • 7170ebcd 4dda 4ff2 9d2e 8112ea7886db
  • b9a9367d 12a1 4825 947f 56cf428837fc
  • 424fff51 1cb3 47d8 8011 662aa9115eeb
  • 841c4e31 d357 4fbd afc6 4529fbf5bcd4
  • 9ad44e67 8d92 4f18 921a 20584dd5290b
  • b4c34b66 3771 45ca 9a3c 0da44c4c9ede
  • c7fb6654 91ab 4d4e b979 d259b3efdf81

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.