Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lëshonin libreza abuzive, SPAK mësyn te ISHSH dhe drejtoritë rajonale të shëndetit, 13 punonjës në hetim, zbardhen masat e sigurisë nga Gjykata e Posaçme

21:32 / July 16, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spak 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka kryer dhjetëra arrestime në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Organi i akuzës prej muajsh ka zhvilluar hetime për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe ato të drejtorive rajonale të Kujdesit Shëndetësor.

SPAK bën me dije, se nën hetim janë marrë 5 inspektorë të Drejtorisë Rajonale të  Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, 8 punonjës të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore në Tiranë, si dhe administrator e përfaqësues të subjekteve tregtare. Të gjithë këta persona, akuzohen për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike të kryer më shumë se një herë” dhe shpërdorim detyre.

Për dy prej personave nën hetim Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për dy zyrtarë, “Arrest në shtëpi” për 9 të tjerë dhe “pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, për tre prej të hetuarve. Mësohet se të gjithë masat e sigurisë janë ekzekutuar.

13 mesyn punonjes spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.